Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri dhe ditën e premte ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Ortodokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.
Sot në orën 11:00 ai do të vizitojë në burgun e Fieri, Fredi Belerin i cili është edhe bashkëkandidati i tij.
Pritet që Kefaloyannis të takojë përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje siç është ajo e pronave.