-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK-u dhe zgjedhjet, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama si rrallëherë pritet që nesër t’i bashkohet mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet ditën e martë, 7 mars.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë edhe anëtarët e kabinetit qeveritar, një seancë e cila parashikohet të jetë publike, ku kryeministri do t’u drejtohet me disa mesazhe grupit parlamentar si dhe qeverisë.

Gati një vit para zgjedhjeve, prioriteti i mbledhjes pritet të jetë vijueshmëria dhe riorganizimi i PS-së. Në fokus gjithashtu pritet të jetë edhe debati politik aktual, i përqendruar në aksionet e SPAK.

Në parlament prioritet është Reforma Zgjedhore, për të cilën palët ende nuk kanë gjetur rrugën drejt ujdisë, por edhe rishikimi i Reformës në Drejtësi, diskutimet për të cilën pritet të rikthehen në Parlament gjatë javës së ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit