2 persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me drogë. Gjatë kontrollit fizik të një 38-vjeçari policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra edhe një 26-vjeçar.
Shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe kanabis, fara të dyshuara narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe një shkop metalik si ato të policisë.