-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohen 20 vite burg për vrasësin e shqiptares në Francë

Kryesoret

Një 32-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e prostitutës shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi, e cila njihej me emrin Olivia, në Nice të Francës në vitin 2019.

Sipas mediave të huaja, Porkuroria ka kërkuar 20 vite burg për Roman Briy, i cili pasi e kishte paguar Olivian për seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur atë.

Trupi i shqiptares u gjet i braktisur më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

Autori mësohet se do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon edhe tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit