-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luizi rikujton momentin e vështirë: Më përdorën familjen dhe Kiarën

Kryesoret

Luiz Ejlli ka publikuar një video në Instagram ku ka rikujtuar edhe një herë emocionin që përjetoi vjet pasi triumfoi në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën”, thotë Luizi.

Këngëtari shtoi se çmimin e madhe fitoi në momentin që Kiara i tha po dhe tani kanë një familje së bashku. Gjithashtu nuk munguan as falenderimet për fansat.

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola”, shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit