Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin 2 vite burg për ish-avokatin Alban Bengasi.
Ai u shpall fajtor në lidhje me akuzën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish bashkëshorten e tij.
Bengasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar që është pranuar dhe do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg. Ndërsa SPAK kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Ai do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.