Një tjetër denoncim për inceneratorin e Tiranës nga foltorja e Parlamentit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.
“Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin.
Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe Çafalione ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për Lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë” tha ai.