Fitimi i Champions League është prestigj, por Borussia Dortmund duke parë vetëm llogaritë, do të ishte më mirë ta humbiste. Arsyeja? Marrëveshja e nënshkruar me Real Madridin për transferimin e Bellingham verën e kaluar.
Në fakt, nëse spanjollët do të fitonin kupën me veshë të mëdhenj, verdhezinjtë do të merrnin një bonus prej 25 milionë të tjerash në bazë të asaj që përfshihej në kontratë.
Një shumë padyshim e rëndësishme dhe më e lartë se 20 milionë eurot e garantuara nga UEFA në rast të një triumfi më 1 qershor në Wembley. Një paradoks i vërtetë.
Klubi i drejtuar nga Terziç do të fitonte edhe 15 milionë të tjera të parashikuara nga vetë UEFA për humbësin në finale. Me pak fjalë, duke parë bilancin, Dortmundi do të ishte padyshim më mirë të humbte finalen.