Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij të mbajtur ditën e sotme në Athinë iu ka dhënë një lajm të mirë të gjithë emigrantëve.
Ai u shpreh se kanë filluar çelen negociatat me Greqinë për pesnsionet.
“Kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh si evropian largpamës të shekullit të ri dhe jo t’i zvarrisim si ballkanas sylesh të shekullit vjetër për t’i kthyer në mollë sherri sa herë hapen tezkat e fushatave elektorale. Më në fund me qeverinë aktuale, kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.
Kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për lejen e qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim. Një tjetër synim i përbashkët është bashkërendimi i nevojave për aksesin në tregun e integruar evropian të energjisë”.