Ka nisur takimin Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS.
Kryetari i Komisionit Ervin Salianji, ka zbuluar propozimin në lidhje me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Salianji shpjegoi se ky është propozimi i tij, dhe është vetëm nisja e hetimeve, jo përfundimi i tyre.
“Kam propozuar një kalendar për thirrjen e dëshmitarëve të parë”, tha ai.
Propozimi:
Datë 15.05.2024, ora 17:00
Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00
Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00
Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00
Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi