-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis: Athina nuk toleron ‘lapsuse’ të tjera nga Shkupi

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Athina nuk do të tolerojë “lapsuse” të tjera të krerëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, në raport me detyrimet që kanë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Reagimi i kreut të Qeverisë greke pason ceremoninë e inaugurimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të dielën, më 12 maj, e cila gjatë betimit nuk e përmendi emrin Maqedoni e Veriut, por vetëm Maqedoni.

“Betohem se do të mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Davkova duke lexuar betimin si presidente para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Mitsotakis ka thënë se “Greqia refuzon manipulime si ato, me të cilat zonja Silanovska hapi mandatin e saj” dhe i bëri thirrje që t’i respektojë detyrimet ligjore dhe t’u përmbahet obligimeve që dalin nga roli i saj si presidente.

“Ne deklarojmë se kategorikisht nuk do të pranojmë ‘lapsuse’ të ngjashme. Dhe, përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave”, transmetojnë mediat greke një deklaratë të kryeministri grek, Mitsotakis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit