-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiqën nga mbidoza, dy ukrainaset ishin eskorta në Mal të Zi dhe Tiranë

Kryesoret

Dyshime të forta nga ana e hetuesve nxjerrin në dritë pistën se dy ukrainaset  Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë dhe Mal të Zi.

Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri por në Mal të Zi.

24 dhe 40-vjeçarja u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në një apartament me qira në zonën e ‘Selvies’. Shkak dyshohet se ishte mbidoza nga ilaçet kundër depresionit.

Sipas dëshmisë së mikeshës së tyre, ato në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në Tiranë, kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej në kryeqytet.

Referuar sistemit TIMS rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi. Telefonat e dy vajzave janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit