OKB-ja ka konfirmuar se një nga punonjësit e saj vdiq dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga forcat izraelitë.
I condemn today’s attack on a humanitarian convoy while on a mission of saving lives in #Gaza. My condolences to the family of the killed worker.
Humanitarians are #NotATarget! #IHL
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) May 13, 2024
“Si pjesë e punës së tyre të përditshme, ata shkojnë në vende të ndryshme për të kontrolluar kushtet e sigurisë dhe në këtë rast ishte Spitali Europian në Rafah, nënvizoi Haq, duke shtuar se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte identifikuar siç duhet si pjesë e flotës së OKB-së”, tha zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.
Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për një “hetim të plotë” mbi atë që ndodhi dhe tha se dënon të gjitha sulmet kundër stafit të OKB-së.
Zëdhënësi shtoi se rreth 190 punonjës të OKB-së, kryesisht anëtarë të Agjencisë Palestineze të Refugjatëve (UNRWA) kanë vdekur në bombardimet e Gazës, por viktimat e sotme ishin kryesisht me origjinë të huaj.