Ish-kandidati për kryetar i bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi akuzoi sot se dje Erion Veliaj e nxori vetë lajmin që publikoi BIRN për shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të ish-nënkryetarit të bashkisë, Arbi Mazniku.
“Duke vjedhur 100%, kjo që i ka bërë Veliaj Tiranës është e padëgjuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë. Vjedhja me bandën 5D ka habitur cdo partner por edhe socialistët. Sot një vit pas vjedhjes së zgjedhjeve, unë i kam sjellë Erion Veliajt prangat që do ia vendosim Erion Veliajt në duar për abuzimin me pushtetin.
Kjo do të jetë pamja e Erion Veliajt shumë shpejt sepse i kemi dhënë fjalën cdo qytetari të Tiranës sepse këtë betejë po e bëjmë për cdo qytetar të Tiranës me apo pa parti. Këtë javë kemi parë tre lajme; punonjës të UKT po hetohen nga prokuroria sepse kanë vjedhur pagat e punonjësve të tjerë përmes dublikimit. Një tjetër lajm që kur Elton Kacidhja drejtonte UKT, kur KLSH kishte shkuar për kontroll befas digjet zyra e shitjeve në UKT ku ishin të gjitha bilancet që kompromentonin UKT.
Pastaj keni parë dje një lajm të nxjerrë nga vetë Veliaj, sesi ish-n/kryetari i tij Mazniku me Fugën e Ramës vidhnin në restorantin e tyre paratë e bashkisë Tiranë. Kanë hyrë vjedhin edhe qindarkat e fundit të bashkisë për t’i çuar në bizneset private duke bërë pis edhe familjarët. Kjo bandë, çetë hajdutësh do të shporret njëherë e mirë nga ky institucion” tha ai.