Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në tubimin poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta tha se Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi kundërshtoi ndryshimin e kufijve në Ballkan.
“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.
Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.
Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend.” u shpreh ai.