Një sherr ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur mesditë e sotme në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se 2 prej tyre, babë e birë janë konfliktuar me 3 vëllezër në një lokal. Një sherr i cili ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.
Mësohet se një prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa babai ka rënë në prangat e policisë djali është arratisur.
“Pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.
Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K..” thuhet në njoftimin e policisë.