-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autobusët e administratës në takimin në Greqi, Rama: Fyejnë ata që ishin

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar takimin e tij në Athinë me diasporën.
Rama ka treguar se e vetmja gjë që i vjen keq është që u përbalt ky takim duke u hedhur hipoteza se të pranishëm në atë takim ka qenë administrata shqiptare dhe jo emigrantët.

Ai tha se kjo gjë lëndon dhe fyen dinjitetin e atyre që ishin pjesëmarrës.
‘E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë. Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në’, shprehet kryeministri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit