-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17 Maji që fundosi Bashën dhe shembi Teatrin

Kryesoret

17 Maji për opozitarët është një ditë me kujtime të hidhura. 7 vite më parë në mesnatën e 17 Majit Lulzim Basha dhe Edi Rama zhvilluan një takim të fshehtë “kokë më kokë” në Kryesinë e Kuvendit.

Rezultati? Basha doli nga çadra në këmbim të qeverisë teknike duke marrë drejtimin e disa ministrive dhe drejtorive për periudhën e zgjedhjeve që në fund i humbi.

Tre vite më pas një tjetër 17 Maj i ‘zi’. Në këtë datë të vitit 2020 u shemb Teatri Kombëtar në një ndërhyrje blic natën.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se që prej asaj dite nuk ka as Drejtësi dhe as “Teatër të ri”, duke shtuar se ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!

““Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.

Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës!

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie po afron!”, shprehet Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit