-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Elbasan/ Tre tentativa vetëvrasjesh brenda një dite

Kryesoret

Tre tentativa vetëvrasjes janë regjistruar ditën e djeshme në Elbasan.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit  një 61-vjeçare me inicialet S.A., dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve,  aktualisht është nën kujdesin e mjekëve teksa vijojnë hetimet lidhur me detajet të tjera.

Mësohet brenda pak minutash në spital ka përfunduar edhe një 69-vjeçar, K.SH. i cili sipas policisë rezulton banues në Gjinar. Pas hetimeve dyshohet se i moshuari në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar pesticide.

Ndërkohë po pasditen e 16 majit shtetasi B. T., 27 vjeç i cili rezulton banues në Belsh është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Tre personat ndodhen në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, policia sjaron se për të tre rastet janë ngritur grupe të posaçme hetimore për të zbardhur ngjarjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit