-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Skema e re tejkalon “5D”-në, Maloku 34 mln euro tendera nga Veliaj

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi denoncoi sipas tij lidhjet e forta dhe “abuzimet stratosferike në Bashkinë e Tiranës”. Këlliçi tha se ka një skemë të re, që e tejkalon atë të 5D. Sipas tij, Arben Maloku, zyrtar i lartë në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar 34 milionë euro tendera nga Erion Veliaj.

“Arben Maloku nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.

Njësoj si kolegët e tij 5D edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023. Dhe më konkretisht: 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli.

11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.

Vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.

Ndërkohë ne shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.

Në vitin 2022, në një shou mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.

Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit