-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta tregon pse mbështeti VRMO në zgjedhje

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë me gazetarin Emad Mehmeti për ‘TV. Shenja’ në Maqedoni, ka sqaruar arsyet se pse ai mbështeti VMRO-në në zgjedhjet e fundit në RMV.

Pyetje: Ekzsiton një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Përgjigje: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa I takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor. Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft positive, për shumë çështje delikate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit