Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos, dy të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor të një vitit 2022, Edmond Papa kishte konflikte me Aleksandër Sadikaj.
Albano Velo është djali i efektivit të policisë Dilaver Velo, ndërsa rezulton se ka qenë dhe mik i ngushtë i Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar me tritol në 11 qershor 2022 në Sauk.
Dyshohet se vrasja e Papës, është hakmarrje për tritolin që i mori jetën Aleksandër Sadikajt. Deri më tani mendohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. • Si Sadikaj, ashtu edhe Papa kishin precedentë e ishin dënuar në Greqi.