Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar ditën e sotme përpara FSHF-së, duke spërkatur ambientet e jashtme të goditën me bojë të kuqe. Një protestë e shoqëruar me vendosjen e fotove që tregojnë masakrat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës ndër vite.
Një revoltim që lidhet pikërisht me organizimin e Europianit 2027 për moshat nën 21-vjeç nga Shqipëria dhe Serbia, zgjedhje që ka pasur shumë kundërshtime dhe kritika.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, shkruajnë TKZ.
Përpjekja e tifozëve është që FSHF të tërhiqet nga vendimi për këtë bashkë-organizim.
TKZ, FSHF pic.twitter.com/o3rtesvlJk
— News video (@Newsvideo13) May 20, 2024