-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Në veri konfiskuan 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë

Kryesoret

Policia e Kosovës në një komunikatë shtesë për aksionin e zhvilluar të hënën në veri, ku u mbyllën gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore, ka njoftuar se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

Operacioni policor i realizuar në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë.

Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë. Në filialet e kësaj banke janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre.

Gjashtë filiale të të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit