Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme David Cameron ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë. Vlerësoi qeverinë Rama dhe theksoi se pjesë e bisedës, kryesore ishte frenimi i emigracionit.
“Shqipëria është një histori suksesi. Ju keni fituar më shumë zgjedhje sesa unë, por keni një drejtim të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe BE-së.
Ajo që unë dua të them është se kjo ka qenë është dhe do të jetë një nga partneritetet më të fuqishme. Eksportet janë rritur me 20%.
Kemi projekte shumë të rëndësishme, si hekurudha nga Prishtina në Durrës. Për migracionin ka qenë një partneritet shumë i arrirë dhe shpresoj se do të jetë shembull edhe për të tjerë. Ju keni treguar se jeni novator dhe krijuar” tha ai.