Janë publikuar pamjet e plagosjes me armë zjarri të 24-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Siç njofton policia i riu me inicialet E.B., është qëlluar në këmbë me pistoletë, ku agresori ishte një 29-vjeçar, madje djali i xhaxhait të 24-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ndërsa në video shihet momenti kur autori 29-vjeçar kthehet me vrap të kushëriri i tij, e qëllon 3 herë nga këmbët dhe më pas largohet i qetë.