-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet

Kryesoret

KLSH thekson se Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në dy vjet nuk ka bërë asnjë hetim administrativ për kontratat konceisonare. Gjithashtu, Sektori i Verifikimit të Procedurave të Konçesioneve/PPP, dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Agjencinë e Prokurimit Publik, nuk ka informacion të përditësuar nga ATRAKO, nëse janë finalizuar me nënshkrim kontrate, tre procedurat koncesionare të vitit 2022.

“Për periudhën 2021-2022, rezultoi se nuk ka  pasur asnjë proces hetimi për kontrata koncesionare. Referuar informacionit të datës 18.7.2023, dërguar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, për vitin 2020 është nënshkruar kontrata koncesionare datë 20.4.2020 me objekt: “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Prokurimit Publik të marrë masa në vijim që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve lidhur me përditësimin e informacionit për kontratat koncesionare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit