-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dumani: DEA dhe FBI në Tiranë, nuk jemi inkuizitorë, sekuestruam 41 mln €

Kryesoret

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi sot në Komisionin e Ligjeve duke prezantuar punën e institucionit që drejton përgjatë vitit 2023. Fillimisht theksoi se DEA dhe FBI janë atashuar në zyrën e SPAK-ut për të ndihmuar prokurorinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

E gjithë trupa e SPAK ka hetuar 820 materiale, për të cilat 113 materiale nuk është vendosur nisja e hetimit. Në gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, 38 kërkesa me natyrë korruptive. Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Ne jemi prokurorë dhe jo inkuizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to.

Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%.

Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit