Një 38-vjeçar nga Kurbini është ndaluar nga Policia e Tiranës për protestën e zhvilluar të martën përpara Bashkisë së Tiranës.
Sipas policisë, 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Sipas informacioneve ai është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.