-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, 18-vite burg për ish-shefin e policisë

Kryesoret

Me 18-vite burg është dënuar nga gjykata e Vlorës Arjan Tase, ish-shefi i policimit i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.

Arjan Tase u u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte, teksa me skafin e tij doli në breg për të sjellë familjen dhe i mori jetën një të miture e cila kishte ardhur nga Anglia të bënte pushime në jug të vendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomone me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit.

E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Ngjarja solli reagime nga gjithë opinion publik, ndërsa protesta u organizuan për disa ditë me radhë. Një tragjedi e tillë solli edhe reagimin e policisë e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe iu nënshtruan një kontrolli, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar.

Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të policisë në Elbasan, por Gledis Nano, asokohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e përjashtoi përfundimisht nga policia.

Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit