-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse në Francë/ Qëllohet me armë drejt tre futbollistëve të Marseille

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Francë. Tre futbollistë të Marseilles ishin viktima të një tentative vjedhje me armë në orët e para të mëngjesit. Gjithçka ndodhi pas kthimit të tyre nga fitorja 2-1 ndaj Le Havre në transfertë në garën mbyllëse të Ligue 1 këtë sezon, shkruajnë mediat franceze.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit.

Ata janë vënë në shënjestër nga kriminelët, të cilët kanë tentuar t’i vjedhin makinën.

Lojtarët e ekipit të njohur francez u qëlluan teksa ishin duke u larguar nga agresorët dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi.

Një tjetër detaj tregon se sa me fat kanë qenë është se në derën e shoferit të njërës veturë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa veturat janë goditur në pjesën e pasme nga kriminelët.

Prokuroria e Marsejës ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit