Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të marrë pjesë në një darkë në Versajë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë evropianë, duke folur gjithashtu për zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë Iranin dhe situatën ekonomike në SHBA.
“Do të jap një konferencë për shtyp pas 45 minutash nga Franca. Pastaj do të shkoj në Versajë për darkë me udhëheqës francezë dhe të tjerë evropianë, dhe pastaj do të kthehem në shtëpi sonte! Udhëtimi ishte një sukses i madh, por, kryesisht ajo për të cilën njerëzit donin të flisnin, është fakti se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore dhe se ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë!” u shpreh Trump.
/5pyetjet.al









