-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

Kryesoret

Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës si dhe sfidat e institucionit deri në fund të mandatit.

Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë bujarisë së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.

KPK e mbajti sekret emrin e donatorit në kundërshtim me ligjin “Për të Drejtën e Informimit”. Por thuajse tre vjet më pas, institucioni kyç i vetingut vazhdon të këmbëngulë në fshehtësinë e emrit të sponsorit privat, pavarësisht se një vendim i formës së prerë e detyron atë që ta bëjë publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit