-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në OKB për rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç: Po hapni ‘Kutinë e Pandorës’

Kryesoret

Në OKB ka nisur debati për një propozim-rezolutë që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke folur në Asamble, tha se ndodhet në atë sallë për të votuar kundër kësaj rezolute. Ai theksoi se kjo projekt-rezolutë është e politizuar skajshmërisht.

“Duke folur kundër Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Para se të fillonte sesioni, përulem para viktimave të konfliktit në Bosnje, që kanë qenë serbë dhe boshnjakë. Jam në këtë sallë për të votuar kundër rezolutës kjo rezolutë është e politizuar skajshmërisht. Pse këta njerëz nuk filluan për gjenocidin që kanë kryer vendet e tyre, ata filluan të flisnin për holokaustin, që është njohur nga Kombet e Bashkuara. Të gjithë gjenocidet e tjera, janë njohur dhe pranuar, përfshirë gjenocidin ndaj serbëve në Luftën e Parë Botërore”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo rezolutë nuk do të bashkojë asnjë në Bosnje dhe do të krijojë ndarje në rajon. Vuçiç theksoi se rezoluta do të hapë  atë që ai e cilësoi si “Kutia e Pandorës”.

“A do të bashkojë ndonjë në Bosnjë kjo rezolutë, a do te ketë ndarje në rajon? Kjo do të krijojë ndarje. Rezoluta është goditje për Serbinë. Kjo rezolutë do të hapë kutinë e Pandores”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit