Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.
Xhaxhai i viktimës Rrahim Fejzullahu, nuk e priti mirë këtë vendim. Ai tha se plagën e ka ende të hapur, raporton Telegrafi.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14.01.2024, ku 18-vjeçari jetim, Lulzim Fejzullahu u dhunua brutalisht dhe barbarisht nga dy të rinjë të moshave 17 dhe 16 vjeç. Shkak i sherrit dyshohet se ishte rradha për në berberhanë.
18-vjeçari u dhunua me shufra hekuri në mes të rrugës nga dy autorët të cilët e lanë pa ndjenja. Sipas policisë viktima kishte marrë ndihmë mjekësore në spital por në gjendje teje të rënduar ai ndërroi jetë më 20.01.2024.