Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve të deri më tanishme, një makinë tip ‘Ford’ ka kaluar muret anësore dhe ka përfunduar në oborrin e një banese.
Momentalisht thuhet se nuk ka të lënduar, por mister është vendndodhja e shoferit.
“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.