-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij

Kryesoret

Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.

Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.

Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut.

“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.

Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”./BIRN

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit