Klubi i Milani ka marrë vendimin përfundimtar për Stefano Piolin, me trajnerin që do të shkarkohet nga drejtimi i ekipit në përfundim të sezonit.
Një ditë e nxehtë për gjigandët e futbollit Europian, ku pas shkarkimit të Xavi Hernandez nga Barcelona, si dhe ai i Eric ten Hag nga Manchester United, ‘rrota’ e fatit goditi dhe trajnerin e Milanit.
58-vjeçari largohet nga klubi kuqezi pas 5 viteve, në të cilat ai mundi të fitonte titullin e Serie A në vitin 2022.
AC Milan tha në një deklaratë se Pioli, i cili ishte nën kontratë deri në vitin 2025, “do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka qenë në krye të Ekipit të Parë që nga tetori 2019”.
58-vjeçari do të drejtojë për here të fundit Milanin në ndeshjen mbyllëse të Serie A, këtë të shtunë kundër Salernitanas.