-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare! ‘Makthi’ i Barcelonës merr ‘frerët’ e ekipit

Kryesoret

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Hansi Flick, do të jetë zëvendësuesi i Xavi Hernandez si trajner  Barcelonës.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili citon se ‘Barcelona dhe Flick tashmë kanë arritur një marrëveshje mes tyre’.

 

Një lëvizje e shpejtë e katalanasve dhe Laportas, ku vetëm pak orë pas shkarkimit të Xavi Hernandez kanë gjetur zëvendësuesin.

Barcelona njoftoi se Xavi “nuk do të vazhdojë” si trajner i tyre për sezonin 2024-25, dhe ndeshja e tij e fundit do të jetë kundër Sevillas të dielën.

Ish-trajneri i Bayern Hansi Flick merr drejtimin

Flick ishte i papunë që kur u shkarkua nga kombëtarja gjermane vitin e kaluar dhe tani do të marrë frenat e gjigandëve spanjolle. Një figurë e njohur dhe si ‘makthi’ i Barcelonës, pasi në kohën kur drejtonte Bayern Munchen, gjunjëzojë katalanasit në një disfatë 8-2 në Champions League, për më tepër në një përballje teke.

Ky vendim shënon një përmbysje befasuese nga klubi, i cili kishte deklaruar katër javë më parë se Xavi do të drejtonte ekipin për sezonin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit