-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OMONIA: Rama nisi fushatën me tapitë

Kryesoret

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Himarë ditën e sotme, ka reaguar dhe Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA).

Gjatë vizitës kryeministri shpërndahu 437 tituj pronësie, ndërsa në reagim Omonia shprehet se Rama se po përçan komunitetin dhe po përhap urrejtje nacionale me deklaratat e tij, ndërsa pretendon se i shpërndau certifikatat për banesat e himarjotëve dhe jo për pronat në bregdet, për të cilat thuhet në reagim se i ka rezervuar për oborrtarët e tij.

“Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftueshme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga show të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohshëm që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himarjotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në bregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit