Mbrëmjen e sotme Lyon dhe PSG do të përballen për finalen e Kupës së Francës.
Pak para ndeshjes dy tifozeritë janë përleshur me njëra tjetrën në autostradën pranë qytetit të Lille.
Autobusët e dy tifozerive u takuan në një stacion pagese në autostradë. Më pas ata kanë dalë nga autobusët duke gjuajtur me gurë dhe flakadanë ndaj njëri-tjetrit.
🔴 URGENT – GROS INCENDIE AU PÉAGE D’ARRAS + BAGARRE GÉNÉRALE ENTRE LYONNAIS ET PARISIENS. Ça chauffe ! pic.twitter.com/OXsRktV9Ow
— INFO Roubaix (@InfoRoubaix_) May 25, 2024
Siç duket edhe nga pamjet e hedhura në internet një pjesë e autostradës është në flakë.
Për momentin nuk flitet për shtyrje të ndeshjes, megjithëse ka pasur zëra për të mos u luajtur sonte.
🇫🇷PSG ve Lyon taraftarları birbirine girdi.
Bu insanlar yerlere çöp bile atmıyordu bir ara. Ne oldu da böyle oldular?pic.twitter.com/TAprI7Kq3B
— Dr. Ali Demirdas (@DrDemirdasEn) May 25, 2024