-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sistemi ‘VAR’ i vjedhur? UEFA paditet në gjykatë, pikëpyetje para EURO 2024

Kryesoret

Një kompani holandeze ka paditur UEFA-n  për shkak të VAR-it . Siç shkruan The Sun, kompania Ballinno në fakt i ka kërkuar UEFA-s që të mos përdorë më VAR për të identifikuar pozicionet jashtë loje, duke qenë se kjo teknologji do të ishte kopjuar.

Një dhimbje koke e madhe vetëm pak javë para fillimit të Euro 2024, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Hamburg më 3 qershor. Epo, nëse gjyqtari e pranon këtë kërkesë, UEFA do të detyrohet të mos përdorë më VAR për të zbuluar offside.

“Ballinno pretendon se 13 vjet më parë iu dha një patentë për një metodë dhe sistem për zbulimin e një situate jashtë loje. Për më tepër, ajo pretendon se ka regjistruar një propozim për një çip në topa që do të zbulonte në çast pozicionin jashtë loje me komunikim të drejtpërdrejtë me gjyqtarin, me anë të kufjes”, shkruan portali Calcio e Finanza.

“UEFA është e bindur se përdorimi i VAR-it për pozicion jashtë loje nuk duhet të ndikohet në asnjë mënyrë edhe nëse gjykata e Hamburgut miraton kërkesën e Ballinno-s. Në të vërtetë, patenta origjinale e paraqitur tregon një teknologji të bllokimit të topit që synon të paralajmërojë gjyqtarët e lojtarëve në mënyrë specifike në rast të pozicionit jashtë loje”. vazhdon i njëjti burim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit