-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do të rikthej diasporën në Shqipëri

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë kryefjalë të fjalimit të tij kishte takimin e Edi Ramës me diasporën në Milano, ku ndodhi edhe një incident pasi një grup të rinjsh që hodhën disa fletushka u larguan nga salla.

“Me këtë rast garantoj emigracionin dhe diasporën e Shqipërisë, se e drejta e votës në vendin nga i cili janë larguar do të sanksionojë njëherë e përgjithmonë dhe se zgjedhje të tjera, pa votën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Garantoj emigracionin dhe diasporën se rikthimi i butë i tyre në Shqipëri, lehtësitë e mëdha në investime në këtë vend, në veçanti për shqiptarët që kthehen nga emigracioni do të jenë kuadri urgjent ligjor, pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar. Dikush mund të thotë, po ata nuk ishin shumë. Përgjigja ime është; edhe një njeri mund të jetë mazhorancë siç thotë, Abraham Linkoln.

Mazhorancë janë ata që guxojnë, mazhorancë janë ata që mbrojnë kauza të drejta. Mazhorancë janë ata që sulmojnë pa u trembur për të mbrojtur kauzën e tyre. Të tillë ishin sot heronjtë e diasporës dhe emigracionit në Milano” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit