-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ 23-vjeçari kërcënon pronarin e një mobilierie: Dua 4 mijë euro ose…

Kryesoret

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi pak ditë më pari kishte kërcënuar pronarin e një mobilierie.

Blutë njoftojnë se i riu ka kërkuar pronarit 4 mijë euro, ndërsa ka bashkëpunuar me një 55-vjeçar i cili u arrestua pesë ditë më parë.

” Vijon operacioni policor i koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Artenis Kurti, 23 vjeç, banues në Elbasan” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit