-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Rama na provokoi nga Italia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi takimin me diasporën në Milano, ku nuk ngurroi që të “shigjetonte” Greqinë për trajtimin e shqiptarëve në vitet ’90. Gazeta greke “Prothotema” shkruan se Rama i provokoi grekët jo vetëm nga brenda në Athinë pak ditë më parë por edhe sot nga Milano.

“Në të njëjtin model provokues si ditët e mëparshme, Edi Rama akuzoi drejtpërdrejt Greqinë, gjatë takimit me emigrantët nga Shqipëria, që zhvilloi këtë herë në Milano. Madje, ai nuk ka ngurruar të flasë për “vuajtje të tmerrshme të shqiptarëve” në vendin tonë.

Ndër të tjera, kryeministri shqiptar pohoi si vijon: “Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshmen arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike” shtoi ai, shkruan gazeta greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit