Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sportit ‘Busto Arsizio’ në Varese të Milanos, ku do të zhvillojë takimin e radhës me emigrantët shqiptarë të Italisë.
Një ambient i veshur me ngjyrat kuqezi, me flamuj kombëtar por dhe ata të Italisë.
Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa të gjithë të pranishmit ishin në këmbë për të dëgjuar himnin kombëtar.