-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mesazh BE-së nga Milano: Duhet bashkim jo zgjerim me hap breshke

Kryesoret

Në takimin me shqiptarët e Italisë në Milano, kryeministri Edi Rama ka lëshua dhe mesazhe për bashkim drejt BE-së, që sipas tij duhet të bashkohet dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës.

“Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit  të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.

Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike.

Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera kyeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit