-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionet me Italinë/ Rama: Do përfitojnë 421 mijë shqiptarë, Meloni mike!

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve të nënshkruar me Italinë.

Ai renditi aktivitetin dhe arritjet e shqiptarëve në Itali, që sipas Ramës mbetet një prej komuniteteve  më të integruara në shtetin fqinj.

Sipas Ramës, shqiptarët ia kanë dalë të renditen mes të barabartëve duke mbrojtur dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht.

LIVE-Rama ‘shuplakë’ Athinës: Shqiptarët e Italisë nuk u detyruan të ndryshojnë emrin

“Jeni afro 700 mijë banorë, me leje të rregullt qëndrimi, jeni qytetarë dhe me të drejtë vote në vendimmarrjet demokratike të këtij vendit . Sipërmarrjet se shqiptarëve që kontribuojnë me taksat janë mbi 40 mijë.

Studentët shqiptarë janë 10% e gjithë studentëve të huaj  nga vendet jashtë BE, dhe mes të gjithë komuniteteve  të huaja, ai shqiptare renditet me rezultate më të mira.

Janë 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet me Italinë.

LIVE-Rama mesazh BE-së nga Milano: Duhet bashkim jo zgjerim me hap breshke

Ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Itali, mike e paepur e Shqipërisë, që është dhe një zëdhënëse e fortë e jona në BE, Georgia Meloni, ne ja dolën të vendosim më në fund një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar për këtë atdhe të dytë tuajin”,  u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit