I ftuar në studion ‘5Pyetje nga Ilir Babaramo’, avokati kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, u shpreh se rezoluta anti-korrupsion e Partisë Socialiste është ende në një pikë ku nuk ka influencë.
Ai shtoi se në të ardhmen aktet e tjera nuk do të luhen vetëm nga Rama dhe se qëllimi i saj është të ndryshojë Kushtetutën për të pezulluar punën e SPAK.
“Është dramë me një akt në këtë pikë nuk ka asnjë lloj influence. Aktet e tjera nuk do të luhen vetëm nga Rama. Qëllim afatgjatë është të ndryshojë Kushtetutën dhe të pezullojë punën e SPAK.
Kush është qëllimi gjithë kësaj pse tani dhe pse duhen ndryshime ligjore. Reforma në drejtësi ka shkelur në territore që deri tani nuk kishte shkelur për 30 vjet. Pse tani. E dyta pse duhet me ligj?!’- u shpreh Shabani.
Rezoluta e PS/ Bozdo tek ‘5Pyetje’: Të korruptuarit po thonë do luftojmë korrupsionin