-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta e PS/ Bozdo tek ‘5Pyetje’: Të korruptuarit po thonë do luftojmë korrupsionin

Kryesoret

Kuvendi ditën e sotme miratoi me 76 vota pro dhe 2 kundër, projekt rezolutën anti-korrupsion të PS-së, e cila në teori planifikon thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo, i ftuar në studion e ‘5Pyetje nga Babaramo’ cilësoi rezolutën si makijazh, në një kohë kur qeveria është një qeveri e korruptuar.

Ai u shpreh se i korruptuari është duke i thënë opozitës ejani të luftojmë korrupsionin.

‘As korrupsioni dhe as drejtësia as nuk luftohen me projekt rezoluta dhe as nuk ndihmohen me projekt rezoluta por duhen akte konkrete.

Ata që propozon Edi Rama kabineti i tij janë të damkosur në dekadën e tmerrshme të turpit që ata e quajnë korrupsion. Cilësimi korrupsion nuk ka më sens.

Këtu kemi të bëjmë me një skenë të madh të grabitjes së pasurisë publike. Grabitësit sot erdhën dhe u zotuan se sot e tutje do të luftojnë korrupsionin.

I kërkohet opozitës të votohet rezoluta dhe këto janë grabitësit më të mëdhenj. E gjitha kjo nuk mundë të konceptohet që PD t’i shkojë mbrapa një rezolute të tillë. Është një makijazh sa për të thënë që bëmë dhe këtë që bëmë’ tha Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit